Papa Françesku apel Kremlinit: Mos përdorni grurin si një armë lufte! Ndaloni bllokimin e eksporteve

Papa Françesku në një dalje publike bëri me dije se po ndjek me shqetësim të madh situatën në Ukrainë, veçanërisht atë në porte.

Kreu i Vatikanit gjithashtu bëri apel për heqjen e bllokadës ndaj eksporteve të grurit nga Ukraina duke thënë se ushqimi kryesor nuk duhet të përdoret “si një armë lufte”.

“Jetët e miliona njerëzve varen nga eksporti i grurit, “veçanërisht midis vendeve më të varfra”, tha Papa, duke shtuar: “Bëj një apel të përzemërt që të bëhet çdo përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të garantuar ushqyerjen, si një e drejtë universale e njeriut. Ju lutemi, mos përdorni grurin një ushqim bazë, si armë lufte”, shtoi ai.

“Ukraina po punon për një “operacion detar të udhëhequr nga OKB-ja” me vendet partnere për të siguruar një rrugë të sigurt tregtare për eksportin e produkteve bujqësore, tha të martën Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më herët ka deklaruar se 22 milionë tonë drithë, që përbën gati gjysmën e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës, po frenohet nga bllokimi i rrugëve kryesore të eksportit nga Rusia, shkruan CNN.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.