Papa Francesku bën thirrje për dhënien fund të konfliktit Izrael-Palestinë

23:34 16/05/2021

Papa Francesku ka bërë thirrje për dhënien fund të konfliktit në Izrael dhe Gaza. Ai tha se vdekjet e kaq shumë njerëzve të pafajshëm, përfshirë fëmijët janë të papranueshme.

“Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, mes tyre ka edhe fëmijë. Kjo është e tmerrshme. E papranueshme. Vdekja e tyre është një shenjë se njerëzit nuk duan të ndërtojnë një të ardhme, por po e shkatërrojnë atë. Pyes veten se ku mund të çojë urrejtja dhe hakmarrja”, tha Papa.

Në meshën e ditës së dielë në Vatikan, Ati i Shenjtë kërkoi shmangien e dhunës mës izraelitëve dhe palestinezëve ku theksoi se njerëzit kanë nevojë për paqe.

“Unë apeloj për qetësi dhe ata që janë përgjegjës t’i japin fund përdorimit të armëve dhe të drejtohen në rrugën e paqes“, ka vijuar më tej Papa në  fjalimin e përjavshëm për besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

Këtë vit, situata është përkeqësuar që prej nisjes së muajit të Ramazanit në mes të Prillit, ku pothuajse çdo natë janë regjistruar përleshje mes palestinezëve dhe policisë.

Plani më i fundit i paqes, i hartuar nga Donald Trump kur ishte President i Shteteve të Bashkuara dhe i quajtur prej Kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu si “marrëveshja e shekullit”, është hedhur poshtë nga palestinezët si e njëanshme dhe nuk u vu kurrë në zbatim. Marrëdhëniet izraelito-palestineze janë një histori lufte e vazhdueshme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *