Papa Françesku dënon dhunën në familje

14:51 20/12/2021

Papa Françesku deklaroi se gratë e dhunuara nuk e kanë humbur dinjitetin e tyre

Papa Françesku dënoi dhunën në familje kundër grave si “pothuajse satanike”, në një prej fjalimeve të tij me gjuhën më të ashpër të përdorur për këtë çështje, sipas “BBC”. Ati i Shenjtë u ankua për numrin shumë të lartë të grave, të cilat janë dhunuar.

Problemi është se, për mua, është pothuajse satanike, sepse pësohet nga një person që nuk mund të mbrohet, i cili vetëm mund të përpiqet t’i përballojë goditjet. Është poshtëruese”, theksoi ai.

Papa shtoi se gratë e dhunuara nuk e kanë humbur dinjitetin e tyre.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 gati dy vite më parë, Papa Françesku ka folur disa herë kundër dhunës në familje, e cila është rritur në shumë vende që kur kufizimet lanë shumë gra të bllokuara me dhunuesit e tyre. Shifrat e policisë të publikuara muajin e kaluar tregojnë  se në Itali ka rreth 90 episode të dhunës ndaj grave çdo ditë dhe se 62% janë raste të dhunës në familje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.