Papa Françesku feston sot 87 vjetorin e lindjes

papa francesku feston sot 87 vjetorin e lindjes

papa francesku feston sot 87 vjetorin e lindjes

11:01 17/12/2023

Papa Françesku feston në këtë 17 Dhjetor 87 vjetorin e tij të lindjes . Siç shkruajnë mediat italiane, Papa pritet që sot ta kalojë një pjesë të ditës me fëmijët e varfër në “Santa Marta”, me ta ai do të shikojë një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë tortën e ditëlindjes, ndërsa në orën 12:00 ai do të marrë urimet e të gjithë besimtarëve në sheshin e “Shën Pjetrit”.

Komuniteti katolik në Romë është shprehur se në ditëlindjen e tij, arsyet për të festuar janë të shumta duke treguar mirënjohje ndaj punës së Papës.

Një urim për Papën ka dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, i cili krahas një fotoje të postuar në Facebook, shkruan: Edhe 100!

Kujtojmë se Papa Françesku ka lindur më 17 Dhjetor të vitit 1936 në Buenos Aires të Argjentinës, atje ku i shërbeu Kishës Katolike e më pas e vazhdoi misionin e tij të shenjtë në Vatikan./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts