Papa Françesku ka nënshkruar letrën e dorëheqjes

papa francesku ka nenshkruar letren e doreheqjes
papa francesku ka nenshkruar letren e doreheqjes

15:39 18/12/2022

Ati i Shenjtë zbulon se në rast se shëndeti i tij përkeqësohet ai nuk do të drejtojë kishën

Papa Françesku ka zbuluar se  pasi u zgjodh në vitin 2013 ai nënshkroi një letër dorëheqjeje që do të hyjë në fuqi nëse një ditë problemet e rënda shëndetësore e bëjnë të pamundur kryerjen e detyrave të tij.

Ati i Shenjtë i cili mbushi 86 vjeç të shtunën dhe duket se është në gjendje të mirë shëndetësore, përveç një sëmundjeje në gju, e bëri këtë deklaratë në një intervistë për gazetën spanjolle ABC.

Papa tha se ai ia kishte dhënë letrën Sekretarit të Shtetit të atëhershëm të Vatikanit, Kardinalit Tarcisio Bertone. Ati i Shenjtë ka thënë shpesh se do të jepte dorëheqjen nëse shëndeti përkeqësohej.

Në një intervistë me Reuters në korrik, Papa Francesku  hodhi poshtë spekullimet se dorëheqja e tij ishte e pashmangshme dhe përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar shpesh se ai mund të jepte dorëheqjen një ditë nëse shëndeti i tij do ta bënte të pamundur që ai të drejtonte Kishën, diçka që kishte qenë pothuajse e paimagjinueshme përpara Benediktit XVI i cili dha dorëheqjen në 2013. Kjo shënoi herën e parë që një Papë jepte dorëheqjen në gati 600 vjet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts