Papa Françesku kalon me sukses operacionin

08:59 05/07/2021

Papa Françesku i Ă«shtĂ« nĂ«nshtruar njĂ« operacioni tĂ« suksesshĂ«m pĂ«r tĂ« trajtuar njĂ« problem tĂ« zorrĂ«s sĂ« trashĂ« nĂ« njĂ« spital nĂ« RomĂ«. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Vatikanit,Matteo Bruni, njoftoi se 84-vjeçari “iu pĂ«rgjigj mirĂ«â€ trajtimit, i cili u krye nĂ«n anestezi tĂ« pĂ«rgjithshme.

Ishte hera e parĂ« qĂ« Papa Françesku shtrohet nĂ« spital qĂ« nga zgjedhja e tij nĂ« 2013. MĂ« herĂ«t tĂ« dielĂ«n, Papa argjentinas iu drejtua mijĂ«ra vizitorĂ«ve nĂ« Sheshin e ShĂ«n Pjetrit. NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« mĂ«parshme, Vatikani tha se Papa Françesku po trajtohej nĂ« Spitalin Universitar Gemelli pĂ«r “stenozĂ« divertikulare simptomatike” tĂ« zorrĂ«s sĂ« trashĂ«.

Sëmundja divertikulare është një gjendje që përfshin fryrje në murin e zorrës së trashë. Kjo mund të çojë në një ngushtim, të zorrës së trashë. Simptomat përfshijnë fryrje të barkut, dhimbje të përsëritura të barkut dhe ndryshime në zakonet e zorrëve.

Vatikani nuk dha detaje të mëtejshme rreth operacionit ose sa kohë Papa do të qëndronte në spital. Gjatë bekimit të tij të së Dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa njoftoi se do të shkonte në Sllovaki në Shtator pasi kremtoi meshën në Budapest, kryeqyteti i Hungarisë fqinje.

I lindur në vitin 1936 në Buenos Aires, Ati i Shenjte humbi një pjesë të mushkërisë së tij të djathtë në moshën 21 vjeç. Ai gjithashtu vuan nga një problem në ije dhe nervi shiatik, i cili shkakton dhimbje që rrezaton nga pjesa e poshtme e shpinës në këmbë.

Në 2014, atij iu desh të anulonte një numër angazhimesh për shkak të një sëmundje të raportuar të stomakut.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *