Papa Françesku lë spitalin e Romës

17:55 14/07/2021

Qëndroi 10 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale

Papa Françesku la këtë të mërkurë, poliklinikën katolike Gemelli në Romë, ku ishte i shtruar prej 10-ditësh. Të dielën e 4 Korrikut, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një problemi në zorrë.

Pasi u përshëndet nga pacientët dhe stafi mjekësor, 84-vjeçari udhëtoi me automjetin e tij drejt rezidencës në Selinë e Shenjtë, ku do të kryejë edhe fazën tjetër të mbetur të rikuperimit të plotë. Megjithatë, filmimet tregojnë qartë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore pasi la spitalin.

Përpara mbërritjes në Vatikan, Ati i Shenjtë ndaloi për të bërë një lutje në bazilikën Santa Maria Magiore në Romë, një ritual që e bën në fund të udhëtimit në një tjetër vend. Këtë javë, Papa Françeskut i duhet të qëndrojë larg ritualeve publike. Ai ka planifikuar një udhëtim në Hungari e Sllovaki për në Shtator.

Tv Klan








Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *