Papa Francesku: Mafia po përfiton nga pandemia

08:20 22/03/2021

Papa Francesku ka bërë thirrje që të luftohen grupet e krimit të organizuar në të gjithë botën, duke iu referuar edhe mafies italiane, duke paralajmëruar se po përfitojnë nga pandemia e koronavirusit Covid-19.

“Mafia Ă«shtĂ« e pranishme nĂ« vende tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s dhe duke pĂ«rfituar nga pandemia, po pasurohen pĂ«rmes korrupsionit”, tha Papa gjatĂ« fjalimit tĂ« tij ditĂ«n e dielĂ« nĂ« pĂ«rkujtimin e viktimave tĂ« krimit tĂ« organizuar.

Policia italiane thotë se grupet mafioze po përdorin pandeminë, duke u ofruar strehim dhe ushqim familjeve që kanë hasur vështirësi nga Covid.

Kjo ndihmë u jepet kundrejt normave të larta të interesit, po kështu edhe bizneseve që janë në vështirësi, të cilat më pas janë të detyruara të kthejnë borxhet që kanë marrë në vlera disa herë më të larta.

“KĂ«to struktura mĂ«katare, struktura mafioze, janĂ« kundĂ«r ungjillit”, u shpreh Papa Francesku.

Në Itali, shumë anëtarë të grupeve mafioze e konsiderojnë veten si pjesë të një grupi fetar duke kërkuar ndihmën e shenjtorëve.

Vitet e fundit, organizata e Ndragheta me qendër në Kalabri, është bërë grupi më i fuqishëm dhe më fitimprurës duke kaluar edhe Cosa Nostran në Siçili. Shumica e parave të saj burojnë nga trafiku i drogës, ndërsa rrënjët e saj shtrihen në shumë vende të botës. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *