Papa Françesku mbush sot 85 vjeç

13:57 17/12/2021

Ati i Shenjtë ka spikatur për stilin e thjeshtë dhe aspak formal

Papa Françesku feston ditëlindjen e tij të 85-të. Pavarësisht viteve ai është mjaft aktiv dhe kjo është vënë re dhe nga axhenda e ngjeshur e tij.

Ai përfundoi së fundmi vizitat e tij në Qipro dhe Greqi, pas atyre që ka zhvilloi këtë vit në Irak, Sllovaki dhe Hungari. Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë Covid-19, Papa nuk e festoi ditëlindjen siç ka bërë zakonisht vitet e fundit.

Ati i Shenjtë u bë prift në moshën 32-vjeçare, gati një dekadë pasi humbi një pjesë të mushkërive për shkak të një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes. Pavarësisht fillimeve të vona, ai drejtoi komunitetin lokal jezuit brenda katër viteve, duke mbajtur postin e eprorit provincial të jezuitëve argjentinas nga viti 1973 deri në 1979. Françesku, Papa i parë joeuropian pas 1300 vitesh, ka spikatur për stilin e tij të thjeshtë. Si Papë, ai shpesh ka habitur botën me mënyrën e tij të pazakontë të të bërit të gjërave. Këtë e tregoi në fjalët dhe gjestet e tij të para në natën e zgjedhjes së tij më 13 Mars 2013.

Vëllezër dhe motra, mirëmbrëma“, ishin fjalët e tij të para nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, duke zgjedhur t’i shmanget përshëndetjes tradicionale të hapjes.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.