Papa Françesku në karrige me rrota, pret në takim Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është pritur ditën e sotme në Vatikan nga Papa Françesku.

Më pas, ajo mbajti një takim edhe me kryen e Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Paul Richard Gallagher.

Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet pozitive dypalëshe dhe angazhimi për të punuar për dhënien fund të luftës në Ukrainë , me theks të veçantë në problemet humanitare dhe pasojat e luftës në vazhdim.

Ajo që ra në sy, ishte fakti se Papa Françesku mbërriti në Pallatin Apostolik për të takuar Presidenten e Komisionit Evropian, në karrige me rrota, për shkak të problemeve shëndetësore që po përjeton së fundmi me këmbët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.