Papa Françesku nis 4 ditët e ngjarjeve të Pashkëve me “meshën e shenjtë”

22:40 14/04/2022

Ati i Shenjtë filloi katër ditë të mbushura me ngjarje të Pashkëve mëngjesin e të enjtes duke kremtuar “Meshën e Shenjtë”.

Shërbesa solemne e kremtuar në Bazilikën e Shën Pjetrit është një nga dy ngjarjet e të  Enjtes së Madhe, kur besimtarët katolikë përkujtojnë flijimin e Jezuskrishtit.

Gjatë meshës, papa dhe priftërinjtë rinovuan betimet që morën në ditën e shugurimit të tyre ndërsa Ati i Shenjtë bekoi vajrat që ndodheshin në urna të mëdha ceremoniale që do të përdoren gjatë pjesës tjetër të vitit për vajosjen e të sëmurëve dhe për përdorim gjatë ceremonive të konfirmimit të priftërinjëve.

E enjtja e shenjtë përkujton ditën në të cilën katolikët besojnë se Jezusi u vetëflijua pas Darkës së  Fundit me apostujt e tij, përpara se të tradhtohej dhe arrestohej në prag të kryqëzimit të tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.