Papa Françesku përfundon vizitën historike në Irak

10:16 08/03/2021

Papa Françesku ka përfunduar më 8 mars vizitën e tij historike në Irak. Presidenti irakian Barham Salih e ka shoqëruar 84-vjeçarin me tepih të kuq në aeroportin e Bagdadit.

Përgjatë vizitës, të parën ndonjëherë të Papës në Irak, ai ka qenë në katër qytete irakiane, duke përfshirë Mosulin, ish-qendrën e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS). Ai u ka thënë irakianëve se “paqja është më e fuqishme sesa lufta”, dhe se Iraku do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Lideri i botës së krishterë ka realizuar një bisedë edhe me klerikun mysliman shiit, Ayatollah Ali al-Sistani. Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë se shqetësohen që turmat e mëdha të njerëzve mund të ndikojnë në përhapje të koronavirusit, në shtetin që po përballet rëndë me pandeminë.

Papa dhe pjesëtarët e delegacionit të tij janë vaksinuar kundër koronavirusit, por jo edhe shumica e irakianëve. Iraku po përballet me një tjetër valë të koronavirusit, të nxitur nga varianti i ri i virusit që është raportuar fillimisht në Britani.

Në total 13,500 persona kanë vdekur me koronavirus në Irak, derisa numri i të infektuarve arrin në 720,000. Iraku konsiderohet shtet që përballet me menaxhim të dobët dhe korrupsion kronik./REL









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *