Papa Françesku: Përshpejtoni shpërndarjen e vaksinave

22:13 04/04/2021

Ati i shenjtë bëri thirrje për paqe në vendet me konflikt dhe të kthehet vëmendja nga të varfrit

Papa Françesku në mesazhin e tij të Pashkëve u bëri thirrje vendeve për të shpejtuar shpërndarjen e vaksinave COVID-19, veçanërisht për të varfrit në botë, dhe i quajti konfliktet e armatosura dhe shpenzimet ushtarake gjatë një pandemie, skandaloze.

[embedded content]

Në meshë, Papa Françesku lexoi mesazhin e tij “Urbi et Orbi” në të cilin ai rishikon tradicionalisht problemet e botës dhe bën thirrje për paqe.

“Pandemia ende po përhapet, ndërsa kriza sociale dhe ekonomike mbetet e rëndë, veçanërisht për të varfrit. Sidoqoftë  dhe kjo është skandaloze  konfliktet e armatosura nuk kanë përfunduar dhe arsenalet ushtarake janë duke u forcuar”.

Normalisht mesazhi duhej te jepej  para më shumë se 100 mijë njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, por  këtë herë izolimi në Itali e kufizoi numrin e  e tyre në më pak se 200 në kishë .

Sheshi ishte bosh përveç disa oficerëve të policisë që zbatonin një bllokim të rreptë kombëtar. Papa kërkoi ngushëllim për të sëmurët, dhe të papunët.

Ati i shenjte bëri thirrje për paqe në disa zona konfliktuale në Afrikë. Ai u bëri apel izraelitëve dhe palestinezëve që të krijojnë fuqinë e dialogut për të arritur një zgjidhje ku të dy mund të jetojnë krah për krah në paqe dhe prosperitet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *