Papa Françesku shfaqet në publik pas operacionit

[embedded content]

17:59 11/07/2021

Bën thirrje për sistem shëndetësor universal falas

Papa Françesku u shfaq për të parën herë publikisht pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, të së dielës së kaluar.

Ai drejtoi një lutje para besimtarëve, duke u shfaqur në një nga ballkonët e katit të 10-të të spitalit Xhemeli të Romës, ku qëndroi për 10 minuta.

Në mesazhin e tij përpara qindra besimtarëve, Papa Françesku tha se e kishte marrë veten pas operacionit dhe se i ndjente pranë gjithë besimtarët që kishin ardhur për ta mbështetur.

Ati i Shenjtë mori shkas nga kjo ndërhyrje për të bërë thirrje për ta bërë sistemin shëndetësor falas në gjithë globin.

84-vjeçari u shtrua për të parën herë në spital që prej vitit 2013 kur u zgjodh në krye të Vatikanit për t’iu nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë.

Tv Klan

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com