Papa Françesku shfaqet në publik për herë të parë pas operacionit, udhëheq lutjet nga ballkoni i spitalit (Video)

Papa Françesku u shfaq në publik për herë të parë qëkur iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë, një javë më parë. Duke qenë në gjendje të mirë shëndetësore, Papa, 84 vjeç, udhëhoqi lutjet javore nga një ballkon i Spitalit Gemelli në Romë.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë spitalit.
“Jam i lumtur që jam në gjendje të mbaj takimin e së dielës Angelus edhe nga këtu”, i tha Papa turmës.

“E kam ndjerë thellësisht afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Faleminderit nga zemra”, tha ai.

Disa fëmijë pacientë u shfaqën së bashku me Papën në ballkon. Nuk është ende e qartë se sa kohë do të qëndrojë ai në spital.

Vatikani tha se Papa i është përgjigjur mirë trajtimit. I lindur në vitin 1936 në Buenos Aires, Françesku ka humbur një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare.

Ai gjithashtu vuan nga një problem në ijë. Në vitin 2014, atij i është dashur të anulojë një numër angazhimesh, për shkak të një sëmundjeje të stomakut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *