Papa Françesku shtrohet në spital

20:44 04/07/2021

Do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të planifikuar

Papa Françesku ndodhet në spital në Romë, pasi po i nënshtrohet një operacioni në zorrën e trashë. Lajmi u dha nga vetë Vatikani, që tha se 84-vjeçari u shtrua për një operacion të planifikuar për shkak të probleme shëndetësore.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha se ndërhyrja do të kryhet orët e vona të së dielës dhe se pas saj do të ketë edhe një deklaratë për mediat.

“Këtë pasdite Shenjtëria e Tij Papa Françesku shkoi në Poliklinikën A. Gemelli në Romë ku do t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal të programuar për njё stenozё divertikulare simptomatike tё zorrës së trashë”.

Stenoza divertikulare është një inflamacion në zorrën e trashë. Edhe pse në shumicën e rasteve është asimptomatike, gjendja mund të shkaktojë dhimbje në fund të barkut.

Lajmi erdhi disa orë pasi Papa ndoqi lutjen tradicionale të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku dhe njoftoi besimtarët se në Shtator do të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë./tvklan.al

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *