Papa Françesku: Situata në Ukrainë të zgjidhet me dialog, jo me armë

16:36 13/12/2021

Rusia nuk tërhiqet, mbyll qasjen e Kievit në detin Azov

“Tensionet në Ukrainë mund të zgjidhen me dialog serioz ndërkombëtar dhe jo me armë. Armët nuk janë rruga. Le të sjellë paqen në Ukrainë kjo Krishtlindje e Zotit”. Kështu Papa Françesku drejtoi lutjet e tij nga sheshi Shën Pjetër pas “Angelus”.

Jam shumë i pikëlluar nga statistikat theksoi Ati i Shenjtë sepse këtë vit që po mbyllim janë prodhuar edhe më shumë armë se vitin e kaluar. Kjo nuk janë kurrë rruga”, u shpreh Papa në këtë apel për paqen në Ukrainë.

Edhe pse Joe Biden dhe Vladimir Putin u ulen për bisedime virtuale që synonin t’i jepnin fund krizës, Rusia po vijon përgatitjet për të nisur një pushtim tokësor në shkallë të plotë të fqinjit të saj me përqendrimin e trupave ushtarake në zonat në kufi me territorin e kontrolluar nga autoritetet ukrainase.

Rusia ka mbyllur gati 70% të Detit Azov, pasi flota e saj kishte kapur një anije ukrainase në Detin Azov pranë Krimesë për mosbindje të urdhrave.

Kremlini po ashtu kërkon që NATO të mohonte zyrtarisht vendimin e samitit të NATO-s në Bukuresht të vitit 2008 se “Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen anëtarë të NATO-s”.

Putini i ka kaluar dy dekadat e fundit duke u përpjekur të luftojë zgjerimin e NATO-s, por anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në aleancën ushtarake ka prekur gjithmonë emocione më të thella dhe pjesërisht e ka motivuar atë të urdhërojë aneksimin e Krimesë dhe të provokojë një luftë në Ukrainën lindore që ka vrarë më shumë se 14,000 njerëz.”

SHBA-ja ka kërkuar të bindë Rusinë se Ukraina nuk do t’i bashkohet aleancës së shpejti, por të premten Moska kërkoi një deklaratë më formale. Kjo nuk ishte fillimi, tha kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, brenda disa orësh pas publikimit të kërkesës.

“Marrëdhëniet e NATO-s me Ukrainën do të vendosen nga 30 aleatët e NATO-s dhe Ukraina – askush tjetër”, tha ai gjatë një konference për shtyp me kancelarin e ri të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *