Papa Françesku thirrje liderëve botërorë: Jepini fund konfliktit në Ukrainë, mos e çoni botën në shkatërrim

papa francesku thirrje lidereve boterore jepini fund konfliktit ne ukraine mos e coni boten ne shkaterrim
papa francesku thirrje lidereve boterore jepini fund konfliktit ne ukraine mos e coni boten ne shkaterrim

Papa Fraçesku i ka bërë thirrje krerëve të qeverisë për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për fundin e luftës në Ukrainë.

“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdon dhe pozicionet konfliktuale përhapen, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë ripërsëris një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa.

Më tej ai shtoi:

“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni britmën e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë – e shohim çdo ditë në media – respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave.

Të shtunën, Papa i tha një fëmije nga Ukraina se ai dëshiron të vizitojë Ukrainën dhe do të diskutojë një udhëtim të mundshëm me zyrtarët ukrainas.
Gjithashtu Papa bëri një apel të mërkurën për të hequr bllokadën e eksporteve të grurit nga Ukraina.

Burimi: BCC

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts