Papa Françesku thirrje liderëve për klimën

15:59 29/10/2021

Ati i Shenjtë: Me urgjencë të jashtëzakonshme të ofrohet një zgjidhje e shpejtë për krizën

Papa Françesku në një mesazh të fundit ka deklaruar se liderët që do të marrin pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, duhet të përgjigjen me “urgjencë” ndaj krizës klimatike.

Politikanët që marrin vendime, të cilët do të takohen në Glasgou, duhet që me urgjencë të ofrojnë përgjigje efektive ndaj krizës ekologjike”, tha Papa në një thirjen të tij përmes “BBC”. Ai ka thënë se kjo gjë mund të ofrojë “shpresë konkrete për gjeneratat e ardhshme”. Sipas tij, secili individ mund të luajë rol në “ndryshim të përgjigjes sonë kolektive ndaj kërcënimeve të pashembullta nga ndryshimet klimatike dhe degradimi i shtëpive tona”.

Papa është shprehur më herët gjatë këtij muaji se do t’iu bashkohet liderëve në samit, mirëpo më vonë është bërë e ditur se Vatikani do të dërgojë një delegacion në këtë organizim, në vend të Papës. Papa Françesku do ketë takim me disa liderë botërore, teksa ata marrin pjesë në samitin e 20 vendeve më të industralizuara, G20, i cili mbahet në Romë, para Samitit për Klimën.

Ky i fundit do të mbahet nga 31 Tetori deri më 12 Nëntor.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *