Papa Françesku, thirrje për paqe në Ukrainë

[embedded content][embedded content]

16:15 17/04/2022

E quan “Pashkë lufte”. Kritikon sulmin rus

“Pashkë lufte”, kështu e cilësoi Papa Françesku ngjarjen e rëndësishme të kalendarit katolik për këtë vit që përkujton ngjalljen e Krishtit.

Meshën e mesditës të Dielës së Pashkës, ati i shenjtë ia kushtoi pikërisht luftës së Ukrainë, ku sipas tij çdo ditë po derdhet gjak të pafajshmish.

Duke kritikuar Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës, Papa Françesku e konsideroi paqen në këtë vend, më të nevojshme se kurrë më parë.

Papa Françesku: Sytë tanë po shohin gjëra të pabesueshme në këtë Pashkë lufte. Kemi parë shumë gjak, shumë dhunë. Zemrat tona gjithashtu janë mbushur me frikë dhe ankth, pasi kaq shumë nga vëllezërit tanë dhe motrat tona po izolohen për t’u mbrojtur nga bombardimet.

Mesazhin e famshëm “Urbi et Orbi” e ndoqën drejtpërdrejt, të pranishëm fizikisht në sheshin Shën Jetër, 50 mijë besimtarë nga e gjithë bota.

Për të parën herë pas 2 vitesh, mesha e Pashkës u zhvillua pa kufizimet e pandemisë.

Në meshën e mesnatës në Vatikan, ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov, i arrestuar nga rusët, por i liruar më vonë falë shkëmbimit të të burgosurve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts