Papa Françesku, thirrje për solidaritet me refugjatët

14:40 13/09/2021

“Paqja dhe integrimi e rikthen Europën në qendër të historisë”

Vizitën e tij në Sllovaki, të parën për një drejtues të kishës katolike pas 18 vitesh, Papa Françesku e nisi me një takim me presidenten Zuzana Çaputova. Duke vlerësuar qëndrimin e këtij vendi në mikpritjen e refugjatëve gjatë valëve të viteve të fundit. Papa Françesku bëri thirrje për solidaritet përpara mijëra besimtarëve të mbledhur në sheshin qendror të Bratisllavës

“Teksa në disa drejtime vazhdojnë betejat për supremaci, ky vend rikonfirmon mesazhin e paqes dhe integrimit dhe që Europa të spikasë për një solidaritet që kapërcen kufijtë, për t’a risjellë atë në qendër të historisë”.

Në Sllovaki, ati i shenjtë do të qëndrojë për 4 ditë si pjesë e turit të parë jashtë vendit. Vizita përqendrohet tek çështja e refugjatëve, anti-semitizmi dhe racizmi. Turi i tij në Europën Lindore është përqendruar në këtë vend, ndërsa në Hungari ku e nisi, Papa Françesku nuk qëndroi më tepër se 7 orë, për shkak të dallimeve parimore të theksuara me kryeministrin Viktor Orban, i cili shquhet për politikat e tij kundër refugjatëve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *