Papa: Lufta Izrael-Hamas po kthehet në terrorizëm

papa lufta izrael hamas po kthehet ne terrorizem
papa lufta izrael hamas po kthehet ne terrorizem

[embedded content][embedded content]

16:33 22/11/2023

Ati i Shenjtë priti të afërmit e pengjeve dhe familjet e palestinezëve të burgosur në Izrael

Gjatë meshës të kësaj të mërkure, Papa Françesku mbajti një fjalim para qindra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit ku u shpreh se konflikti Izrael-Hamas ka shkuar përtej dhe tanimë ka marrë përmasat e një terrorizmi.

“Kështu janë luftërat. Por këtu kemi shkuar përtej luftërave. Kjo nuk është luftë, ky është terrorizëm, na lejoni të ecim përpara për paqen. Lutuni për paqen, lutuni shumë për paqen. Duhet t’i zgjidhim problemet dhe të mos shkojmë përpara me hakmarrje, të cilat në fund i vrasin të gjithë. Lutuni për popullin palestinez, lutuni për popullin izraelit që të vijë paqja.”

Ati i Shenjtë u takua gjithashtu edhe me të afërmit izraelitë të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe me familjet e palestinezëve të burgosur në Izrael. Papa dëgjoi drejtpërdrejt të dyja palët dhe u shpreh se po vuajnë njësojë në këtë konflikt.

“Të vazhdojmë të lutemi për ata që vuajnë për shkak të luftërave në shumë pjesë të botës. Prita dy delegacione, një nga izraelitët që kanë të afërm peng në Rripin e Gazës dhe një tjetër nga palestinezët që kanë të afërm të burgosur në Izrael. Ata vuajnë kaq shumë dhe kam dëgjuar se si po vuajnë të dyja palët.”

Papa Françesku bëri thirrje sërish që të plagosurit në Gaza të dërgohen drejt shteteve më të afërta për trajtim më intensiv dhe kërkoi ndihma të menjëherëshme për shkak se situata humanitare është katastrofike në të gjithë Rripin e Gazës.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts