Papa: Rritja e buxheteve ushtarake dhe vendosja e sanksioneve nuk është zgjidhje për luftën

16:40 24/03/2022

Papa Françesku ka fajësuar luftën që po ndodh në Ukrainë teksa ka hedhur poshtë sanksionet dhe rritjen e buxheteve ushtarake për dërgimin e armëve në Ukrainë si një zgjidhje për konfliktin.

“Përgjigja e vërtetë ndaj luftës nuk janë armë të tjera, sanksione të tjera, aleanca të tjera politiko-ushtarake, por një qasje tjetër, një mënyrë tjetër e qeverisjes së botës tashmë të globalizuar – duke mos treguar dhëmbët”

Gjatë fjalës së tij, Papa shtoi se një politikë e mirë mund të vijë vetëm nga kultura e kujdesit për “shtëpinë tonë të përbashkët”.  

“Tani është e qartë se politika e mirë nuk mund të vijë nga kultura e pushtetit e kuptuar si dominim dhe shtypje, por vetëm nga një kulturë e kujdesit, kujdesit për personin dhe dinjitetin e tyre dhe kujdesin për shtëpinë tonë të përbashkët”, u shpreh Papa Françesku./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.