“Paqartësi dhe kaos në ditën e parë të mësimit Universitar”- Gjekmarkaj: Pedagogët dhe rojet s’mund të marrin përgjegjësinë e të shndërrohen në personel policor mjekësor!








Gjekmarkaj-rojet-pedagoget-universiteetKryetari i Komisionit të Medias dhe Edukimit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas përplasjes mes studentëve dhe stafeve të Universiteteve që nuk kanë lejuar sot të futen në auditorë personat e pavaksinuar.

Gjekmarkaj në një reagim thekson se Qeveria hapi dyert e Universiteteve por pa asnjë masë sigurie.

Sipas tij “në këto kushte Universitet shqiptare hapin dyert pa asnjë mundësi  masash sigurie dhe kjo jo për fajin e Universiteteve të cilave Qeveria Rama në tetë vjet u ka ofruar shumë trusni e preson , kapje e propagande, por zero investime.

Sot Universitetet s’kanë hapësira alternative për të krijuar distanca sigurie, s’kanë personel për të kontrolluar certifikatat e vaksinimit,  s’ka teste të shpejta !

Dita e parë dështoi në çdo qelize në këto përpjekje ! Rojet tek dera nuk mund ta marrin këtë përgjegjësi e sa kanë mundësi në asnjë pikëpamje ta bëjnë këtë! Pedagoget po njësoj nuk mund të shndërrohen në personel policor e mjekësor ! Megjithatë Qeveria topin ja lë ke dera Universiteteve, përgjegjësinë krejt mbi ta ! Ndërkohe që nuk prezantoi asnjë strategji si do të menaxhohej situata apo si do të realizohej vaksinimi efikas i studenteve!”

Rojet Universitete2

Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Sot pas një periudhe të gjatë studentet u kthyen në auditore ! Në fakt na kanë munguar studentet gjatë eksperimentit pothuaj të dështuar të online-it e po aq atyre u ka munguar auditori, gjithë magjia didaktike e sociale që ai bart ! Ju urojmë një vit sa më të mirë me sa më shumë suksese. Por ënde ne jemi në maja të larta rrezikshmërie persa i përket pandemisë, me shumë infektime, me shumë vdekje dhe jemi po kaq në pika shumë të ulta vaksinimi si shoqëri e ënde ënde ënde me të ulta në fashat studentore !

Kjo qeveri nuk jua doli kurrë të marrë masa efikase kundër Covid-19. Me këtë as nuk zvogëlojmë e as mohojmë punën e madhe të mjekeve shqiptarë. Por kjo qeveri pat një sukses të pamohueshëm. Ajo ja doli ti japë status normaliteti anormales, ta shndërroje fatkeqësinë në diçka të zakonshme, shndërrimin e vdekjes në statistike, fshehjet e tyre në praktike. Në këto kushte Universitet shqiptare hapin dyert pa asnjë mundësi  masash sigurie dhe kjo jo për fajin e Universiteteve të cilave Qeveria Rama në tetë vjet u ka ofruar shumë trusni e preson , kapje e propagande, por zero investime.

Sot Universitetet s’kanë hapësira alternative për të krijuar distanca sigurie, s’kanë personel për të kontrolluar certifikatat e vaksinimit,  s’ka teste të shpejta !

Dita e parë dështoi në çdo qelize në këto përpjekje ! Rojet tek dera nuk mund ta marrin këtë përgjegjësi e sa kanë mundësi në asnjë pikëpamje ta bëjnë këtë! Pedagoget po njësoj nuk mund të shndërrohen në personel policor e mjekësor ! Megjithatë Qeveria topin ja lë ke dera Universiteteve, përgjegjësinë krejt mbi ta ! Ndërkohe që nuk prezantoi asnjë strategji si do të menaxhohej situata apo si do të realizohej vaksinimi efikas i studenteve!

Studentet ngjeshën me njëri tjetrin në salla të vogla , pa maska e pa gjë tjetër në mëshire të fatit ! Ata vërtete janë të gëzuar që kthehen aty por do duhej që ky gëzim të mbrohej, jeta e tyre dhe e pedagogeve po kaq dhe atë nuk mund ta mbrojnë fakultetet apo Universitetet të vëna perballë faktit të kryer.

Qeveria e propagandes është qeveri e rrezikut ! Qeveria e gënjeshtrave e relativizon vlerën e jetës së trupës akademike dhe të studentëve shqiptarë! Gënjeshtrat nuk janë masa, propaganda nuk është siguri, hipokrizia nuk është zgjidhje , fjalimet nuk janë ilaç. Sot shkolla filloi e bashkë me të pasiguria me lutjen o Zot bëje mirë.

Pedagoget vaksinimi-pandemia

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *