Paqe për festën e Kurban Bajramit, Sudani shpall armëpushim

Udhëheqësi aktual i Sudanit dhe kreu i ushtrisë së tij, Abdel Fattah al-Burhan, shpalli një armëpushim “të njëanshëm” të martën në mbrëmje, ditën e parë të festës myslimane të Kurban Bajramit.

Në një fjalim në televizionin shtetëror, al-Burhan tha se e gjithë bota po shikon se çfarë po ndodh në vend dhe se forcat e armatosura kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre kundër asaj që ai e quan si “komploti tradhtar”.

Ai më pas shpjegoi se komandanti i forcave paraushtarake të mbështetjes së shpejtë (RSF), Mohamed Hamdan Dagalo, i cili ka qenë në konflikt me ushtrinë që nga 15 prilli, dëshiron të themelojë qeverinë e tij “mbi mbetjet dhe kafkat e sudanezëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts