‘Paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike në Sri Lanka’, Papa Françesku: Lutem për paqe, mos injoroni thirrjen e të varfërve

Papa Françesku ka reaguar lidhur me krizën ekonomike në Sri Lanka, pasi vendi prej ditësh është në protestë.

Gjatë fjalës së tij ai shprehet se thirrja e të varfërve duhet dëgjuar, ndërsa shtoi se lutja e tij për paqe nuk do të ndalet.

“Unë jam me popullin ukrainas që çdo ditë përballet me sulme brutale që marrin jetë njerëzish. Lutem për të gjitha familjet. Zoti e tregoftë rrugën për t’i dhënë fund kësaj luftë të çmendur”, tha ai.

Ndërsa i ndalur tek situata kaotike në Sri Lanka, Papa Françesku u shpreh: “Unë lutem për paqen, mos e injoroni britmën e të varfërve. Unë i bashkohem dhimbjes së popullit të Sri Lankës, që vuan efektet e paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike. I bëj thirrje autoriteteve t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve.”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.