“Paqja mbetet gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar”- Presidenti Meta nga Malta: Duhet të punojmë pa u lodhur për të






Meta ne Malte1Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Maltë, ka marrë pjesë në punimet e “Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë që po zhvillohet në qytetin e Valletta.

 Meta thekson se ky takim shërben për të dhënë mesazhet se “paqja është gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar:.

Sipas Presidentit duhet punuar pa u lodhur për ta mbrojtur paqen.  “I nderuar të marrë pjesë sot në punimet e “Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë” që po zhvillohet në Valletta, nën kujdesin e Presidentit të Maltës, George Vella.

Një mundësi e shkëlqyer për të theksuar së bashku me personalitetet e pranishme, se paqja mbetet gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar, prandaj duhet të punojmë pa u lodhur për të”, thekson Meta.

Meta ne Malte

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.