Para 8 muajve i ndaloi, Irani miraton vaksinën amerikane Johnson&Johnson

Autoritetet në Teheran miratuan përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit, të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan me të njëjtin emër.

“Vaksina Johnson&Johnson, qe jepet me njĂ« dozĂ«, u miratua”, tha udhĂ«heqĂ«si i AdministratĂ«s iraniane tĂ« Ushqimit dhe Barnave, Mohammad Reza Shanehsaz.

Ai tha se edhe vaksina ruse Sputnik Light, që po ashtu jepet me një dozë, u miratua për përdorim në Republikën Islamike.

Vendimi i kĂ«tij vendi pĂ«r tĂ« miratuar vaksinĂ«n Johnson&Johnson vjen tetĂ« muaj pasi udhĂ«heqĂ«si suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ka ndaluar vaksinat e prodhuara nĂ« Britani dhe SHBA, duke thĂ«nĂ« se kĂ«to vende “nuk kanĂ« besĂ«â€.

Por, presidenti Ebrahim Raisi, i cili ka marrë detyrën në muajin gusht, ka premtuar se do ta ketë prioritet luftën kundër koronavirusit.

Irani, deri më tash, ka përdorur vaksinën e tij COVIran Barakat, ashtu si edhe vaksinën ruse Sputnik V, Covavaxin e Indisë dhe një version të vaksinës britanike AstraZeneca të prodhuar nga një ndërmarrje e përbashkët e Rusisë dhe Koresë së Jugut.

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« e Iranit tha se rreth 13 milionĂ« njerĂ«z – nga 83 milionĂ« sa ka ky vend – janĂ« vaksinuar plotĂ«sisht.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Irani ka regjistruar mbi 5.3 milionë raste të të infektuarve me koronavirus dhe 116,072 viktima.

Me këto shifra, ai është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme.

/REL

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *