Para dhe pas/ Imazhet satelitore zbulojnë gjithçka, shkalla e dëmeve që lanë pas tornadot në SHBA ku u regjistruan mbi 100 viktima

Të paktën 100 persona pretendohet të kenë humbur jetën si pasojë e 30 tornadove që goditën 5 shtete të SHBA-së gjatë të premtes dhe të shtunën.

Në mesin e objekteve që e pësuan keq nga erërat e forta që frynin mbi 300 kilometra në orë në Kentucky, ishte fabrika e qirinjve, shtëpia e të moshuarve në Arkansas dhe një depo e Amazon në pjesën perëndimore të Illinois.

Sakaq, në pamjet satelitore të shpërndara në rrjete sociale, shihet qartë shkalla e shkatërrimeve nga tornadot, që morën para gjithçka që u dilte përpara. Për rastin ka reaguar edhe komandanti i Policisë, Dean Patterson, i cili ka e ka cilësuar situatën në Mayfield si kaotike.

“Në Mayfield është një situatë kaotike”, tha komandanti i policisë Dean Patterson.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.