“Para disa vitesh në Përrenjas në çdo hap kishte një gropë”- Rama: Nuk duhet të thoni ‘varja se janë njësoj’. Kur nuk kanë pushtetin janë gati të…



Në fjalën e mbajtur në Përrenjas, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria dhe opozita nuk janë njësoj sepse përndryshe edhe Shqipëria do të ishte njësoj.

rama12

Duke iu referuar PD-së dhe LSI-së kreu i qeverisë tha se ata janë të gatshëm të djegin Shqipërinë kur nuk kanë pushtet, ndërsa u shpreh se do të përsërisin të njëjtën gjë nëse rikthehen sërish në pushtet.

“Në 25 prill nuk duhet të thonë “varja se këta janë të gjithë njësoj”. Po të ishim ne njësoj edhe Shqipëria do të ishte njësoj, edhe Përrenjasi do ishte njësoj siç kur vinim para disa vitesh nuk dinim ku të ndalonim se në çdo hap kishte një gropë. Natyrisht sot, Përrenjasi është më i mirë se dje, dhe nesër do të jetë më i mirë se sot dhe prandaj jemi këtu. Prandaj duhet të vazhdojmë së bashku. Ka shumë për të humbur për ata që me të drejtë presin më shumë.

Ata që me të drejtë presin më shumë, duhet të garantojnë që gjithçka kemi bërë nuk duhet ta marrë lumi, që të këqijat të mos kthehen, që rindërtimi, vaksinimi masiv do të mbarojë në kohë. Të jetë një kohë kur dielli të mos jetë i mrekullueshëm vetëm për turistët, por të ngroh këdo duke qenë ekonomia në funksion të gjithësecilit. Ne nuk jemi qeveria që rrit taksat për ata që kanë më pak. Ata të cilët kërkojnë të rikthehen pasi nuk kanë bërë asnjë ndryshim, asnjë reflektim, përveç se këtë herë kanë vënë përpara dikë që bën rolin e dhëndrit, por që kontrollohet nga ata që i rrinë pas. Ti lëmë mënjanë dasitë, tifozllëkun dhe përçarjen”, tha Rama.

“Mos ta lejojmë fatin që të kthehet në mish për top, në duart e atyre që thonë para 8 vjetëve ndodhi një aksident. Domethënë populli lajthiti dhe i largoi nga zyra. Ata do të përsërisin të njëjtën gjë, i kemi provuar dy herë. Populli thotë të përsërisësh të njëjtën gjë duke pritur rezultate të tjera do të thotë të jesh budalla. Duan s’duan, të gjithë ata që s’duan, ka një ndryshim të madh mes nesh dhe atyre. Kur nuk kanë pushtetin ata janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë nga e para. Tani në fund i kanë thënë dhëndrit vetëm buzëqesh e premto, se po more nusen do shkosh te shtëpia e do flesh gjumë, se e dimë ne ça i bëjmë plaçkës. Mos e harroni, ne nuk e duan Shqipërinë për pushtetin, ne duam që pushteti të jetë për Shqipërinë”, u shpreh kryeministri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *