Para mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri/ Rama miraton krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar








rama kurtiDisa javë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ekzekutivi shqiptar ka miratuar sot krijimin një Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Krijimi i këtij Sekretariati është njoftuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rreth një muaj më parë, kur kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama vizitoi Kosovën.

Kurti u shpreh në konferencë më Ramën se ky sekretariat do të udhëhiqet nga Gentian Sala, i cili ka pasaporta të dy vendeve.

Nuk ka ende një datë fikse për mbledhjen e radhës mes dy qeverive, por ajo pritet të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

Vendimi i qeverise

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR KRIJIMIN E SEKRETARIATIT KOORDINUES NDËRQEVERITAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të protokollit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *