Një javë më parë Italia triumfoi në finalen e Kampionatit Europian duke mundur me penallti Anglinë për tu kurorëzuar kampione.
Por, trajneri Roberto Mançini ka menduar të ngacmojë tifozët “axurrë” duke u kujtuar se para një javë në këtë orar Italia zbriti në fushë për të triumfuar ndaj anglezëve.
“Para 7 ditësh në këtë orë filluam një sfidë të madhe, të fundit në EURO 2020, në finale kundër Anglisë.
Të gjithë e dinë se si përfundoi. Ato që të gjithë nuk dinë, janë në prapaskenë”, shkroi Mançini në “Twitter” duke zgjuar memorien e “axurrëve”.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al