Para sulmit i vuri flakën shtëpisë së tij, ky është 57-vjeçari që vrau 8 kolegë dhe veten në SHBA (FOTO)

Personi shihni në foto është Samuel Cassidy, 57-vjeçari që një ditë më parë tronditi SHBA-në me krimin që bëri.

Ai ka hapur zjarr ndaj kolegëve të tij në Kaliforni, duke lënë të vdekur tetë persona, e më pas, ka drejtuar armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.

Mediat amerikane theksojnë se ngjarja e kobshme ndodhi në orët e para të mëngjesit, në Autoritetin e Transportit Santa Clara Valley.

Tetë viktimat ishin punonjës të Autoritetet ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë publike. Sipas raportimeve 57-vjeçari ishte punonjës mirëmbajtjeje dhe dyshohet se pasi vrau kolegët qëlloi edhe veten.

Po ashtu, përpara sulmit ai i kishte vënë flakën banesës së tij, ku u gjetën edhe armë e municione. Pas sulmit, në godinë u gjet edhe një pajisje shpërthyese, shkruajnë mediat e huaja.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *