Para zgjedhjeve, Bashkia shtyn taksat për lokalet. Zero tarifë për hapësirën publik! Kush përfiton



BESARTA BASHA/ E cilësuar si lehtësi fiskale në kuadër të pandemisë, Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë fushatë me taksat vendore, duke falur vetëm disa ditë larg zgjedhjeve tarifën e zënies së hapësirës publike për bizneset më të përhapura e që kanë zaptuar më shumë vend në qytet: lokalet. Gjithashtu, pagesat e të gjitha detyrimeve të tjera vendore të bizneseve shtyhen për pas zgjedhjeve.

lokale

“Bashkia Tiranë në vazhdimësi të ndihmesës së ofruar sektorit të njësive të shërbimit dhe më specifikisht biznesit të vogël, si pjesa më e prekur, propozon përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për biznesin e vogël për 6 muaj për periudhën prill 2021 – shtator 2021”, citohet në projektvendimin e dërguar për miratim elektronik në Këshill.

Sipas tyre, ky vendim është iniciuar pas kërkesave të shumta nga Shoqata Shqiptare e Bareve, Restoranteve dhe Klubeve të Natës për faljen e detyrimeve të taksave dhe tarifave për vitin 2021, si pasojë e vazhdimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe faktin që këto lloj aktivitetesh vazhdojnë të kenë kufizime në zhvillimin e aktivitetit në ambiente të mbyllura, pas masave të marra nga qeveria me qëllim minimizimin e pasojave të ardhura nga infeksioni COVID-19.

Ndonëse janë në listën e vendeve më të frekuentuara nga qytetarët, e madje që nuk kërkojnë as mbajtjen e maskës, bar-kafetë e restorantet nuk do të paguajnë për rrugët e trotuaret publike të zëna për llogari të tyre. Një tjetër argument, pro lehtësimit fiskal, është edhe mungesa e të huajve, që sipas shifrave të studiuara nga ana e Bashkisë, janë më pak se gjysma e vitit të shkuar.

Derivat i këtij vendimi janë 18,560,000 lekë në muaj ose 111 milionë e 362 mijë lekë të munguara në arkën e Bashkisë, vetëm për periudhën prill-shtator 2021. Por jo të gjithë bizneset e këtij lloji përfitojnë. Në relacionin shpjegues të projektvendimit renditen të gjitha njësitë e shërbimit si bare, restorante dhe hotele të klasifikuara si biznes i vogël. Sidoqoftë, ky nuk është i pari lëshim që bën Bashkia për bizneset në kohë pandemie.

bizneset qe perfitojne

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *