Parada e Volkswagen Beetle në Mexico City

parada e volkswagen beetle ne mexico city
parada e volkswagen beetle ne mexico city
[embedded content][embedded content]

23:31 27/06/2022

1000 të tilla kaluan nëpër rrugë, meksikanët e duan automjetin klasik

Rreth 1,000 Volkswagen Beetles kaluan nëpër rrugët e Mexico City, duke treguar dashurinë e tyre për automjetin klasik. Edicioni i 13-të vjetor i paradës së Beetle, i organizuar nga klube të ndryshme fansash në kryeqytetin meksikan, përkujton festën e automjetit popullor më 22 Qershor. 

“Bug” ose “vocho”, siç quhej Beetle, debutoi në vitin 1938 si një automjet i përballueshëm i porositur nga Adolf Hitler për të promovuar pronësinë e makinave midis gjermanëve.

Me dizajnin e saj të njohur dhe çmimin e lirë, makina u bë një histori suksesi gjatë dekadave të mëvonshme dhe ishte një nga modelet më të shitura të të gjitha kohërave, si dhe importi më i shitur në Shtetet e Bashkuara në vitet 1960.

Është diçka që nuk do të përsëritet kurrë, asnjë makinë nuk do ta zërë vendin e saj”, tha për “Reuters” një përkrahës i VW Beetle, Roberto Martinez.

Pavarësisht nga vendi i tij në kulturën popullore, shitjet e Beetle kishin qenë të dobëta vitet e fundit. Prodhuesi gjerman i automjeteve njoftoi në vitin 2018 se Beetle do të zhdukej.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts