Parada me kuaj për të festuar 70-vjetorin e mbretërimit të Elizabeth

20:40 22/09/2021

500 kuaj dhe 1000 interpretues në festimi i jubileut të platinit

Parada e kuajve mbretërorë Windsor e Britanisë në vitin 2022 do të performojë në festën Jubile të Mbretëreshës Elizabeth me qindra kuaj dhe 1.000 interpretues që shënojnë 70 vjetorin e saj në fron.

Spektakli ushtarak, muzikali dhe një shfaqje prej 90 minutash me kuaj prej datave 12 deri në 15 maj do të kulmojë më një spektakël final që do të luhet para Mbretëreshës, një adhuruese e kuajve. Festimi i Jubileut të Platinit: do të realizohet në kështjellën e Windsor ku do të marrin pjesë përfaqësues të 10 shteteve që mbretëresha i ka vizituar personalisht. 

Ne do të tregojmë një histori jo vetëm për Mbretëreshën dhe 70 vitet e saj të mbretërimit, por të gjithë historinë e saj”, tha Simon Brooks-Ward ,oranizatori i ceremonisë. Në event do të ketë aktorë, artistë dhe mbi 500 kuaj e mijëra  njerëz që  do të marrin pjesë në vallëzime, muzikë dhe shfaqje.

Mbretëresha Elizabeth është monarkja që ka mbretëruar më gjatë në historinë britanike e cila u ngjit në fron më 6 Shkurt 1952 pas vdekjes së babait të saj George VI.

Festimet do të mbahen në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 2022, me një fundjavë të veçantë ngjarjesh në qershor. Të ardhurat nga Festimi i Jubileut të Platinit në Kështjellën Ëindsor do të shkojnë për bamirësi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *