Paralajmërime për stuhi dëbore dhe erëra të forta në SHBA

paralajmerime per stuhi debore dhe erera te forta ne shba
paralajmerime per stuhi debore dhe erera te forta ne shba

20:19 29/01/2022

Disa shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Mbi 75 milionë amerikanë në bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara janë në gatishmëri të lartë për një ciklon që mund të shkaktojë stuhi dëbore dhe erëra të forta. Zyrtarë nga Boston, Virxhinia dhe Nju Jorku kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë këshilluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e të mos përdorin makinat.

Linjat ajrore kanë anuluar më shumë se 5000 fluturime të planifikuara për nisje këtë të premte dhe të shtunë dhe më shumë se 8500 fluturime të tjera janë vonuar sipas Flight Aëare.

Meteorologët kanë paralajmëruar për mundësinë e përmbytjeve bregdetare dhe ndërprerjen e energjisë në disa zona. Vetëm në Nju Jork do të ketë dëborë nga 20-30 centimetra ku do të ketë erëra të forta me shpejtësi deri ne 72 km /h. Në Boston pritet që dëbora të arrijë në mbi 60 centimetra.

Shërbimet Meteorologjike thonë se stuhia do t’i nënshtrohet bombogjenezës duke bërë që ajri i ftohtë të përzihet me ajrin më të ngrohtë të detit, duke çuar kështu në një rënie të shpejtë të presionit atmosferik.

Tv Klan

paralajmerime per stuhi debore dhe erera te forta ne shba 1




paralajmerime per stuhi debore dhe erera te forta ne shba 2

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts