Paralajmërimi i Faucit: Është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të vendosura nga COVID-19!

Epidemiologu i njohur amerikan, dr. Anthony Fauci, ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të vendosura për shkak të COVID-19.

“Ne do të shkojmë në drejtimin e duhur, por duhet vetëm të qëndrojmë pak më gjatë”, tha Fauci të dielën për mediat amerikane.

Po ashtu, së bashku me Faucin edhe ekspertë të tjerë në SHBA janë të mendimit se masat nuk duhet të lirohen, pasi sipas tyre një gjë e tillë do të minonte procesin e vaksinimit në vend.

“Ne duhet ta mbajmë Amerikën sa më të sigurt nga ky virus duke mos lejuar heqjen e asnjë nga masat e shëndetit publik që kemi marrë dhe duhet të vaksinojmë njerëzit sa më shpejt që të mundemi”, është shprehur Michael Osterholm, një tjetër epidemiolog i njohur amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *