Paralajmërimi i fortë i Lavrov: Nëse Britania vendos sanksione shtesë ndaj Moskës, do hakmerremi!

Rritet gjuha e tensioneve nga ana e Rusisë sa i takon konfliktit të hapur me Ukrainën. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov ka paralajmëruar se Moska do të hakmerret nëse Britania vendos sanksione të reja mbi Ukrainën, ndërsa fokusi u zhvendos nga vija e frontit sërish në një luftë fjalësh pasi Putin sinjalizoi se ishte i hapur për bisedime.

Sergei Lavrov, i cili ka udhëhequr negociatat me NATO-n dhe SHBA-në, tha sot në Moskë se ‘histeria’ mbi një pushtim është ‘çuditëse’ për Rusinë, ndërsa akuzoi aleatët se po përpiqen të diktojnë se ku mund të vendosë trupat Putin në territorin e tij.

“Daily Mail” shkruan se vërejtjet e tij shënojnë hapjen e negociatave të rinovuara midis Lindjes dhe Perëndimit mbi fatin e Ukrainës, pasi Moska tha të martën se po tërhiqte disa forca dhe ishte gati të fliste për traktate të reja evropiane të sigurisë.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më herët sot se ai nuk ka parë asnjë shenjë se tërheqja e Rusisë, duke i hedhur poshtë pamjet ku shfaqeshin tanket që merren si lëvizje rutinë të trupave.

“Nëse ata vërtet fillojnë të tërhiqen, kjo është diçka që ne do ta mirëpresim. Por kjo mbetet për t’u parë”, shtoi ai duke shtuar se; “Vetëm duke parë lëvizjen e tankeve të betejës nuk konfirmon një tërheqje të vërtetë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.