Paralajmërimi i frikshëm/ Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin

Paralajmërimi i frikshëm/ Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin
paralajmerimi i frikshem numri i te vdekurve mund te arrije ne 75 mije deri kur izraeli te shkaterroje hamasin

Ushtaraku britanik, Sean Bell ka bërë një paralajmërim se me ritmin që palestinezët u vranë përpara armëpushimit, dhjetëra mijëra të tjerë do të vdesin nëse Izraeli synon të shkatërrojë Hamasin. Ai thotë se forcat izraelite pretendon se ka vrarë 5000 nga 25 mijë luftëtarë të Hamasit, ndërsa ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi pohon se deri më tani mbi 15 mijë palestinezë janë vrarë. Kjo do të thotë se 60 mijë njerëz të tjerë do të duhej të vdisnin që Izraeli të vriste të gjithë luftëtarët e Hamasit, tha ai – pa marrë parasysh dendësinë e popullsisë në Gazën jugore.

“Kjo do të jetë tepër e vështirë për komunitetin ndërkombëtar që ta përballojë”, thotë Bell. Nga një perspektivë ushtarake, është “shumë e vështirë të shihet” se si Izraeli mund të përmbushë objektivat në jug. “Por, është e qartë se IDF-ja është e vendosur të detyrojë Hamasin të jetë besnik ndaj fjalës së tij dhe nëse ata do të negociojnë një armëpushim, ata duhet t’i plotësojnë këto kërkesa dhe t’i përmbushin ato në kohë”, thotë ai.

IDF ka filluar fazën e dytë të ofensivës së saj, por kjo nuk i ndal negociatat, raporton skynews. “Fakti i mirë është se të dyja palët po nxitojnë të arrijnë një armëpushim sepse duhet të zgjidhin çështjen e pengjeve, por për arsye të ndryshme”, thotë Bell. Por, negociatat do të bëhen më të vështira, me Hamasin që ka të ngjarë të kërkojë më shumë në këmbim të shkëmbimit të burrave dhe ushtarëve të IDF-së sesa gra dhe fëmijë.

“Unë pres që të shoh një rikthim të armëpushimit, por potencialisht do të jenë armëpushime sporadike pasi të arrihet marrëveshje për lirimin e pengjeve”, thotë Bell. Izraeli ka filluar sot ofensivën pas një armëpushimi disa ditor me Hamasin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts