Paralajmërimi i ish-zyrtarit taliban: Do të rikthehen ndëshkimet e rënda dhe ekzekutimet

11:19 24/09/2021

Një nga themeluesit e talibanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islam kur ata sunduan për herë të fundit Afganistanin ka thënë se lëvizja e vijës së ashpër do të kryejë edhe një herë ekzekutime dhe prerje të duarve.

Në një intervistë për Associated Press, Mullah Nooruddin Turabi, është shprehur se tashmë ekzekutimet nuk do të ndodhin para turmave në stadium, por në mënyrë të fshehtë.

Po ashtu ai është shprehur se askush nuk duhet që të ndërhy në punët e sundimtarëve të rinj në Afganistan.

“Të gjithë na kritikuan për ndëshkimet në stadium, por ne kurrë nuk kemi thënë asgjë për ligjet e tyre dhe dënimet e tyre” tha Turabi duke shtuar se “askush nuk do të na thotë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do të ndjekim Islamin dhe do të bëjmë ligjet tona mbi Kuranin”.

Duke folur për sundimtarët e rinj, ish-udhëheqësi i talibaneve tha se grupimi i ri do të mbetet konservator në ide edhe pse do të jenë më të afruar me teknologjinë.

Turabi, tani në të 60-at, ishte ministër i Drejtësisë dhe kreu i të ashtuquajturës ministri e Përhapjes së Virtytit dhe Parandalimit të Veseve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *