Paralajmërimi i talebanëve: Trupat amerikane duhet të tërhiqen brenda 1 majit

Talibanët kanë paralajmëruar Uashingtonin që të mos shkelë afatin e 1 majit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Në të kundërt, ata do të ballafaqohen me reagimin e këtij rrjeti. Ky paralajmërim nënkupton se mund të ketë shtim të sulmeve ekstremiste.

Talebanët e nxorën paralajmërimin e tyre në një konferencë për shtyp në Moskë, një ditë pas takimit me negociatorë të qeverisë afgane dhe vëzhguesve ndërkombëtare në përpjekje për të ringjallur procesin e paqes për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan.

Ndërkohë, administrata e Presidentit Biden thotë se po analizon marrëveshjen që nënshkroi administrata e mëparshme me talebanët. “Mund të bëhet realitet, por do të jetë e vështirë,”, tha Biden. Në konferencën e Moskës morën pjesë i dërguari amerikan për paqe në Afganistan, Zalmay Khalilzad, kreu i Këshillit Afgan për Ripajtim Kombëtar, Abdullah Abdullah, dhe bashkëthemeluesi i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili kryesoi një delegacion me 10 anëtarë. Në konferencë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Indisë, Iranit dhe Kinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *