Paralajmërimi i Tritan Shehut: Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara nga Covid për muajit që vijnë. Të ndërpriten vaksinat kineze!








Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Tritan Shehu paralajmëron se Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara nga Covid për muajit që vijnë.

tritanshehu

Përmes një komenti në rrjetet sociale ai thekson se duhet presion maksimal mbi qeverinë që të ndërpresë vaksinat kineze që janë jashtë standardeve evropiane.

Shehu shprehet se realiteti nuk mund të fshihet me ato që ai i konsideron si “barcaleta” qeverisëse lidhur me deklaratat se nuk ka hyrë variant Delta në Shqipëri.

Komenti i plotë

Shqiperia nder vendet me te rrezikuara nga Covid per muajt qe vijne!

Duhet realizuar presioni maximal mbi qeverine qe te nderprese vaksinat Kineze, jashte standarteve europiane dhe larg efektivitetit mbrojtes keto.

Qe Qeveria te vaksinoi popullesine vetem me ato certifikuara nga EMA, sipas indikacioneve te saj, si te gjithe europianet e tjere.

Ky eshte realiteti yne, qe nuk mund te fshihet me “barcaletat” qeverisese:

—Se ne Shqiperi nuk ka hyre varianti Delta si merite e “kufitareve” tane trima Rilindas, gje qe me kujton deklaratat e qeverise ne shkurt 2020 per Shqiperine pa Covid.

Ndersa Delta ne Greqi perben 18% te rasteve, eshte takuar ne Kosove, ne Maqedonine e Veriut…ne Shqiperi jo!

—Mbi vaksinimin e “sigurte” te shqiptareve, kur ky vaksinim jo vetem eshte edhe si numer shume nen mezataren boterore te injektimeve e ne largim nga ajo (shikoni update e fundit), por dhe kur realizohet kryesisht me ato vaksinat kineze nga Turqia si importe paralele, dhe keto nje pjese te perdorura jashte afateve te skadences.

Kjo ndodh kur dhe Palestina refuzoi te merte 1 milion doza vaksinash Pfizer, vetem sepse ishin afer skadences, ndersa ne perdorim ato te pa certifikuarat, afer ose jashte skadences.

Problemi eshte se dhe Palestina paska ligje e rregulla te sigurise e kontrollit medikamentoz…

Ndersa Pfizer refuzon te zgjase afatet e skadences se vaksinave te saj, ne Shqiperi kjo behet me “urdher nga lart”!

Tragjiko komike kjo!

Prandaj deri tashti jemi ne “maje te botes” per humbjet Covid te jeteve, shendetit e ekonomise, me reth 16 mije vdekje.

Na ka ngelur vetem te lutemi qe neser mos te jemi edhe me keq, se sa per vaksinimin apo per masat e tjera…vaj hallit!

tritan 1 tritan 2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *