
Gati gjysma e forcave ruse që kanë rrethuar Ukrainën ndodhen në pozicion sulmi.
Kështu pretendon një zyrtar i mbrojtjes amerikane. Ai thotë se batalionet e grupeve taktike janë rritur, nga 120 në 125 dhe një grup taktik përbëhet nga të paktën 1000 trupa.
Zyrtari tha se ushtria ruse ka vazhduar të lëvizë forcat drejt kufirit dhe brenda 48 orëve të fundit, numri i forcave në pozicionin e sulmit ka arritur në 40-50%.
Në të njëjtën kohë, ka filluar fushata e destabilizimit rus, tha zyrtari, me Rusinë që akuzon Ukrainën për gjenocid në Donbas.
Kujtojmë se të premten, një automjet ushtarak shpërtheu në qytetin e Donjeckut në Ukrainën lindore pranë ndërtesës së Shtëpisë së Qeverisë, selia e vetëshpallur Republikës Popullore të Donetskut.
Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, e quajti atë një “inskenim dhe një provokim”.
Gjatë së premtes Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut, dy rajone të vetëqeverisura në Ukrainën lindore të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, organizuan evakuimin e civilëve në Rusi.
Rusia premtoi se çdo refugjat do të merrte 10,000 rubla (rreth 130 dollarë) pas mbërritjes në rajonin e Rostovit.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al