“Paralajmërimi për sulmin rus ndaj Ukrainës”, Lavrov zhvillon një bisede telefonike të tensionuar me Blinken

paralajmerimi per sulmin rus ndaj ukraines lavrov zhvillon nje bisede telefonike te tensionuar me blinken
paralajmerimi per sulmin rus ndaj ukraines lavrov zhvillon nje bisede telefonike te tensionuar me blinken

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Anthony Blinken.

Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të provokojnë një konflikt në Ukrainë me akuzat e tyre për një ndërhyrje të mundshme dhe të afërt ruse.

“Fushata propagandistike e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mbi një sulm rus ndaj Ukrainës synon të provokojë autoritetet e Kievit që të përdorin një zgjidhje ushtarake të problemit të Donbasit, rajoni i Ukrainës Lindore, në kufirin me Rusinë, ku forcat ukrainase kanë luftuar me separatistët pro-rusë për tetë vjet, mbështetet nga Moska”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken siguroi se rruga diplomatike mbetet e hapur për të shmangur një konflikt në Ukrainë, por se do të ishte i nevojshëm një de-përshkallëzimi nga ana e Moskës, gjatë bisedës telefonike të sotme me të, i tha Blinken homologut të tij rus, sipas Departamentit të Shtetit.

“Një pushtim i Ukrainës, të cilin Rusia akuzohet se po e përgatit , “do të çonte në një përgjigje vendimtare, masive dhe të bashkuar transatlantike,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts