Paralajmërojnë meteorologët: Uragani Ida jashtëzakonisht i rrezikshëm

paralajmerojne meteorologet uragani ida jashtezakonisht i rrezikshem
paralajmerojne meteorologet uragani ida jashtezakonisht i rrezikshem

15:08 29/08/2021

Uragani Ida ka kaluar në Gjirin e Meksikës dhe pritet që së shpejti të godasë keq bregdetin e shtetit jugor amerikan të Luizianës. Sipas meteorologëve, uragani Ida mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ata e kanë klasifikuar këtë uragan si uragan i kategorisë 4, që karakterizohet me erëra mbi 200 kilometra në orë.

Dhjetëra-mijëra persona po largohen nga shtëpitë e tyre pasi zyrtarët urdhëruan evakuimin e qytetarëve nga zonat e ulëta bregdetare dhe bllokuan autostradat.

Në New Orleans kryebashkiakja urdhëroi një evakuim të detyrueshëm për zonat jashtë sistemit të argjinaturave mbrojtëse të qytetit dhe një evakuim vullnetar për banorët brenda sistemit.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, Luiziana dhe Misisipi u goditën keq nga uragani Katrina, që vrau më shumë se 1.800 persona. Stuhia pritet të godasë pikërisht në datën kur Uragani Katrina shkatërroi një pjesë të madhe të Bregut të Gjirit, 16 vjet më parë. Por, ndërsa uragani Katrina ishte i Kategorisë 3 kur zbarkoi në jugperëndim të New Orleans, Ida pritet të arrijë të jetë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i Kategorisë 4.

Spitalet në Luiziana veçse janë të mbushura me pacientë nga vala e fundit e pandemisë së koronavirusit, që u shkaktua si pasojë e nivelit të ulët të vaksinimit dhe variantit më ngjitës Delta dhe tani strehimoret, për personat që po largohen nga shtëpitë e tyre, shtojnë rrezikun që të bëhen vatra të reja të përhapjes së infeksioneve të reja me COVID-19. Shteti i Luizianës është shteti i tretë në SHBA që ka regjistruar shumti raste në 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts