Paralajmërojnë mjekët: Kosova mund të rrezikohet nga varianti Omicron i koronavirusit

Përhapja e variantit të ri afrikan ka shqetësuar infektologët në Kosovë.

Ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë, mjekët gjithashtu i bëjnë apel institucioneve të ndërmarrin masa të reja kundër COVID-19, duke pasur parasysh përhapjen e virusit dhe situatën aktuale epidemiologjike.

Referuar edhe festave të fundvitit , sipas autoriteteve shëndetësore kërcënimet nga këto variante janë të larta, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ndërkohë në Kosovë nuk janë identifikuar raste të variantit Omicron.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se fillimisht ky variant u identifikua në Afrikën e Jugut duke e cilësuar si një variant shqetësues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.