Paralajmëron deputeti i PDK: Në veri do t’u vihet flaka institucioneve të Kosovës

paralajmeron deputeti i pdk ne veri do tu vihet flaka institucioneve te kosoves
paralajmeron deputeti i pdk ne veri do tu vihet flaka institucioneve te kosoves

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti paralajmëroi se ka rrezik që situata në Veri të përshkallëzohet. Ai tha se kur te vjen koha për shqiptim të gjobave, do të digjen institucionet e Kosovës në veri si kundërpërgjigje nga serbët.

Mes të tjerash Haliti thekson se serbët në veri do t’iu vënë flak pikave kufitare, doganave e objekteve tjera.

“Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.

Sipas tij, beteja e Serbisë është më i bind Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serb në veri.

“Beteja e Serbisë është me BE me bind atë se institucionet e shtetit të Kosovës janë kundër serbëve, nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj mund të veprojnë në variantin e tyre”, u shpreh Haliti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts