Paralajmëron ministri francez: Mund të kemi 100,000 raste në ditë me Covid! Vaksinohuni për të mbajtur në kontroll virusin

Përhapja e variantit Omicron ka shkaktuar shqetësim edhe në Francë.

Ministri i Shëndetësisë , Olivier Veran ka paralajmëruar se së shpejti Franca mund të përballet me rreth 100,000 raste të reja me Covid në ditë.

Vendi aktualisht po përballet me valën e pandemisë, por pritet që varianti Omicron të bëhet më dominues në fillim të janarit.

Olivier Veran gjithashtu theksoi se për momentin nuk ka kufizimi të reja, por asgjë nuk përjashtohet, ndërsa apeloi që të rritet numri i të vaksinuarve pasi në këtë mënyrë mund të mbahet në kontroll virusi.

Ndërkohë ditën e djeshme Franca regjistroi 210 viktima dhe 72, 832 raste të reja me Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *