Paralajmëron studimi britanik: Varianti Omicron godet më fort në janar, pritet kulmi i valës së infeksioneve

Një studim i gjerë i kryer në Britaninë e Madhe sugjeron se kulmimi i valës së infeksioneve të shkaktuara nga varianti i ri i COVID-19 i quajtur Omicron do të mbërrijë në muajin janar dhe në pranverë numri i viktimave mund të shkojë nga 25 mijë deri në 75 mijë në ditë.

Hulumtimi bazohet në supozimin që Omicron është më pak i rëndë nëse jeni vaksinuar dhe gjithashtu merr parasysh masat aktuale kufizuese në fuqi në Britaninë e Madhe. Marrja e lartë e dozës përforcuese ka të ngjarë të zbusë ndikimin e valës Omicron, thanë studiuesit.

Një nga autorët tha se Omicron po përhapej “shumë shpejt”, ishte “mjaft shqetësues”, dhe kishte të ngjarë të ishte forma dominuese e virusit në Angli deri në fund të vitit.

Raporti thotë se numri i personave të infektuar aktualisht po dyfishohet çdo 2.4 ditë në Angli. Kjo pavarësisht se vendi ka nivele të larta vaksinimi dhe është më i shpejtë se forma origjinale e përhapjes së virusit kur askush nuk kishte mbrojtje.

Në skenarin më të keq, mund të nevojiten kufizime më të ashpra për të ndalur mbingarkesën e spitaleve, paralajmëruan shkencëtarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.